Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez së fundmi ka postuar në llogarinë e saj disa foto nga eventi më i rëndësishëm i gjigantit të modës, Dolce & Gabbana.
Këngëtarja shfaqet teksa ecën në këmbë pasi del nga hoteli ku po qëndronte dhe shkon drejt një taksie që do ta dërgonte atë në ceremoninë e rëndësishme.
Por detaji që i ka shpëtuar J.Lo dhe ekipit që është përkujdesur për pamjen e saj, është etiketa e harruar në veshjen ikonike.
Kjo nuk është hera e parë që një personazh publik e bënnjë veprim të tillë, dhe normlaisht kur bëhet fjalë për përsonazhe publike vëmendja bëhet më e madhe.