Dyshoni se ju kanë vjedhur passwordet e rrjeteve sociale, këto janë shenja të tregojnë se po

Të të vjedhin fjalëkalimet e një rrjeti social ose një laptopi  është shumë stresuese.

Ajo që e bën edhe më të vështirë, është fakti se shpesh hacker-ët do t’i marrin këto kredenciale, duke u siguruar që përdoruesit nuk janë në dijeni të kësaj vjedhjeje të të dhënave. Pra, në heshtje, të dhënat tuaja do të jenë duke u përgjuar dhe vjedhur rregullisht.

Megjithatë, nëse dyshoni për diçka të tillë, ka disa shenja që duhet të keni parasysh:

1. Në kompaninë ku punoni ka ndodhur një vjedhje e të dhënave: Gjasat janë që e njëjta gjë të ketë ndodhur me email-et, laptopin dhe çdo fjalëkalim që lidhet me vendin ku punoni.

2. Vini re aktivitete të dyshimta në rrjetet tuaja sociale, por që nuk janë bërë nga ju: Mesazhe të hapura, kërkime të ndryshme në search.

3. Ju vijnë mesazhe të aktiviteteve të dyshimta me kartën tua të kreditit. Kushtojini vëmendje edhe lëvizjeve të parave në shuma të vogla.

4. Në email keni shumë “verification emails”, edhe pse ju nuk jeni përpjekur të log-oheni së fundmi në një nga llogaritë tuaja.

5. Password-i nuk po funksionon më, shfaqet si “i vjetër”.

Çfarë të bëni:

– Ndërroni password-in në momentin e parë që dyshoni.

– Aktivizoni “two-factor authentication”.

– Kontaktoni me ofruesin e shërbimeve për atë aplikacion./albeu.com