Dyshohet se përplasi qëllimisht kamionin me barrierat e Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi

Një shofer kamioni është arrestuar pasi është përplasur me barrierat e sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Një hetim paraprak zbuloi se shoferi “mund të ketë goditur qëllimisht barrierat e sigurisë në sheshin Lafayette” në Uashington DC, tha Anthony Guglielmia, një zëdhënës i Shërbimit Sekret të SHBA.

Të lidhura

None found

Nuk ka pasur të lënduar në shërbimin sekret apo personelin e Shtëpisë së Bardhë, shtoi ai.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregoi një kamion U-Haul duke u përplasur me barrierat nga një distancë e shkurtër.

Personi që postoi pamjet tha se ishte hera e dytë që automjeti godiste barrierat.

Pas përplasjes, një robot me telekomandë hapi dyert e pasme të kamionit, ku dukej një karrocë, por asnjë pajisje tjetër e dukshme.

Guglielmia shkroi në Twitter: “Akuzat do të ngrihen nga Policia e Parkut të Shteteve të Bashkuara me mbështetjen hetimore nga #SecretService”.

Hoteli aty pranë Hay Adams u evakuua me kërkesë të Shërbimit Sekret./Albeu.com/


Shtuar më 23.05.2023 08:39

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş