Dyshohet se është shqiptar, gjendet një person i vrarë në Spanjë

Policia spanjolle po heton vdekjen e një të riu mes moshës 30 dh 40 vjeç,  cili u gjet i vdekur dje në mbrëmje nga pronari i një ferme rurale në Rasquera.

Viktima nuk është identifikuar ende.

Ndonëse në fillim policia katalanase nuk pa shenja të jashtme kriminaliteti, sot në mëngjes eksperti mjeko-ligjor që mori në dorë këtë rast, pas autopsisë, i konfirmoi Mossos-it se ishte një vdekje kriminale.

Trupi i të riut, i cili ndodhej në një fermë pranë rrugës T-302, nuk kishte lëndime të jashtme, përtej disa gërvishtjeve. Dukej se ishte një vdekje aksidentale, pasi nuk kishte plagë me thikë apo plagë me armë zjarri. Sot çështja ka marrë një kthesë tjetër.

Megjithatë, për momentin, burri nuk është identifikuar dhe po punohet për të zbuluar se kush është ai.

Sipas medieve spanjolle, për  momentin nuk ka asnjë person të zhdukur të kësaj moshe në zonë, një fakt që do të komplikojë më tej detyrën e policisë katalanase, jo vetëm për identifikimin e plotë të tij, por edhe për të gjetur autorin.

Krimi që lidhet me trafikun e drogës

Aty ku u gjet, edhe pse ende nuk është konfirmuar, agjentët e Zonës së Hetimit Kriminal ( AIC ) të Terres de l’Ebre, dyshojnë se ai mund të jetë i lidhur me trafikun e drogës dhe kultivimin e marijuanës.

Hetimi do të duhet të sqarojë nëse mund të ketë lidhje me këtë biznes të paligjshëm që është përhapur në të gjithë vendin, me plantacione të brendshme dhe disa të fshehura në pyll dhe në fusha të braktisura, edhe në Terres de l’Ebre. Shumica e këtij lloji të plantacioneve kontrollohen nga njerëz, të rinj, me kombësi shqiptare , të cilët punojnë si kopshtarë. Policia po punon me këtë hipotezë me dyshohet se personi i gjetur i vdekur të jetë me kombësi shqiptare. /Albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 15:33