Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një 64-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Hoçisht.
Sipas policisë, Zenel Rushitaj, ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren, por ka kaluar edhe në kontakt fizik. Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren.
Ka qenë halla e saj ajo që ka rrëfyer detaje nga abuzimi i mbesës sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’. Ajo tha se mbesa e saj është abuzuar s*ksualisht, duke iu referuar dhe rrëfimeve të së miturës.
“Gjithçka u zbulua kur u kontrolluan mesazhet. Ishte gjyshi ai që zbuloi mesazhet. Më pas erdhi një thirrje telefonike nga personi në fjalë. Kishte 3 muaj që ai e kontaktonte vajzën. Kjo përkon dhe me largimin e babait të vajzës. Kjo histori është zhvilluar dhe para 1 viti. Kur ishte babai këtu, ai qetësohej, nuk e sulmonte vajzën. Nuk jemi të afërt me zotërinë, por fis. Ai është dënuar për vrasje dhe për tentativë për p*rdhunim me një jo të mitur.
Ai njihet për vepra të rënda. Këto ngjarje kanë shumë vite. Familja e ka përjetuar keq. Janë të gjithë në shok. Babai i vajzës është i shokuar, madje dhe gjyshi i saj. Vajza është në shok psikologjik. Kanë shkuar punonjës social për ta marrë në pyetje. Vajzës nuk është bërë asnjë analizë nga mjekësia-ligjore. Ne kemi pikëpyetje të mëdha, pasi gjyshit nuk i është dhënë asnjë sqarim dhe të mësojë se pse vajzës nuk i është bërë analiza mjeko-ligjore. Vajza është e shokuar. Nuk e di dimensionin e problemit dhe pasojat. Është ngacmuar seksualisht, përtej prekjes”, tha halla.