Dy viktima në Kavajë, reagon policia: Vranë njëri-tjetrin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kavajën mbrëmjen e sotme. Dy viktima është bilanci i një sherri në vendin e quajtur “kryqëzimi i valutës” në Kavajë.

Policia bën me dije se Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç.

Ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues./Albeu.com.


Shtuar 29.03.2023 19:38