Dy të vdekur nga aksidenti në Suharakë, dyshohet se shoferja kaloi në anën e kundërt të rrugës

Ditën e djeshme, dy persona kanë humbur jetën në një aksident në Suharekë. Policia përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë aksident tragjik.

Sipas raportit, thuhet se e dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, njofton policia.

Të njëjtat janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për trajtim të mëtejshëm.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë, janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Viktimat e këtij aksidenti, sipas policisë janë P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993.

 


Shtuar 29.04.2024 15:07