Dy ekipet e mëdha angleze në garë për Sarrin

Maurizio Sarrin e duan dy skuadrat lodineze, Tottenham dhe Arsenal raporton Football Italia.

Megjithatë, ekziston një problem pasi Sarri ka një kontratë valide me klubin e Juventusit deri në vitin 2022.

Bardhezinjtë mund të anulojnë këtë marrëveshje, përmes së cilës Sarri merr 6 milionë euro në vit, por nuk e kanë bërë akoma një gjë të tillë.

Kjo do të thotë se, nëse trajneri vendosë që të bashkohet me ndonjë klub tjetër, ai fillimisht duhet të lirojë vetën e tij nga detyra me Zonjën e Vjetër, ose kjo e fundit mund të kërkojë kompensime për ta lënë trajnerin të largohet.


Shtuar 4.05.2021 18:46