Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka folur për ndikimin e planit franko-gjerman për stabilitetin rajonal.
Escobar në një intervistë për agjencinë malazeze MinaNews, tha se normalizmi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet kyq për stabilitetin rajonal.
“Sepse (Presidenti rus Vladimir) pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit në Ukrainë dhe ndikime të tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, shtoi Escobar.
Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovë dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor./Albeu.com/