Durrës, grabiti një farmaci pasi shkeli masën “Arrest në shtëpi”, pranga 45-vjeçarit

Një 45-vjeçar me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve është arrestuar nga Policia e Durrësit, pak orë pasi dyshohet se mori me forcë një shumë parash në një farmaci.

I arrestuari është shtetasi G. Gj., 45 vjeç, banues në Durrës, i cili rezultoi se në momentin e ngjarjes duhej të qëndronte në banesë, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të njëjtin krim.

Të lidhura

None found

Operacioni policor i koduar “Reagimi” nisi pas kallëzimit të menjëhershëm të një shtetaseje. Ajo deklaroi se, mbrëmjen e djeshme, në farmacinë ku punonte, në lagjen nr. 12, një person kishte vjedhur me forcë një shumë parash.

Pas administrimit të kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan veprimet dhe arritën të identifikonin, kapnin dhe vinin në pranga autorin e dyshuar vetëm pak orë pas kryerjes së krimit.

Sipas njoftimit të policisë, G. Gj. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata për vjedhje.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse 45-vjeçari mund të jetë autor edhe i vjedhjeve të tjera.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme lidhur me veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.


Shtuar 15.07.2026 11:59

MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş