“Duart e krimit mbi financat publike të Fierit”, Petro Koçi mbërrin në SPAK

Para disa javësh zv/ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i PS-së bëri një deklaratë të bujshme, ku tha se tenderat në Fier po fitohen nga kriminelë.

Pas këtyre deklaratave të Koçit, SPAL ka nisur kryerjen e verifikimeve për tenderët dhe menaxhimin e financave publike të bashkisë.

Gjithashtu, sot do të dëshmojë edhe Koçi për dijenitë dhe informacionet që ka në lidhje me denoncimin publik që ka bërë.

Ai është filmuar ndërsa ka hyrë në ambientet e SPAK.

Deklarata e Koçit më 19 korrik:

“Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Reforma ne Drejtesi eshte merite shembullore e PS.

Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji. Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike.

Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike. Kete e realizojnë;

a, nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh

b, nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet

c, nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.

Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.

Partia Socialiste nuk ben ASNJE HAP PAS ne luften ndaj se keqes”./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 11:12