Ronaldo rikthehet te Juve, pritet takim me Allegrin (VIDEO)

Dita e parë në Continassa për Cristiano Ronaldo, i cili u kthye në Torino të dielën pasdite pas pushimeve të zgjatura për shkak të angazhimit në Kampionatit Evropian.

Portugezi kapërceu herët dyert e selisë së Juventusit, disa minuta pas orës 8.30, për t’iu nënshtruar testeve fizike dhe më pas u bashkua me pjesën tjetër të grupit.

Në J Medical, Ronaldo gjeti rreth njëqind tifozë të Juventusit që e prisnin dhe u vu në dispozicion për fotografi dhe autografe. Është gjithashtu e mundur një takim me trajnerin Allegri, për të sqaruar një herë e përgjithmonë qëllimet e lojtarit dhe nevojat e trajnerit.


Shtuar 26.07.2021 10:58