Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, e ka quajtur si spastrim etnik atë që po bën Kurti në Kosovë dhe si një provokim të rëndë ndaj Serbisë.
Daçiç ka folur ditën e sotme në një intervistë për median “Tanjung” ku është ndalur dhe në situatën e krijuar nga vendimi i Presidentit Kurti për reciprocitetin e targave.
Ai i ka bërë thirje Bashkimit Europian të konstatojë shklejen që i është bërë marrëveshjes së Brukselit nga Kosova dhe ka thënë se Albin Kurti po kërkon të testojë deri ku mund të shkojë konflikti duke çuar drejt një spastrimi etnik të serbëve në rajon.
Kryetari i Kuvendit Daçiç ka thënë se Serbia nuk do e lejojë kurrsesi diçka të tillë dhe se Kosova është duke kërkuar dhe provokuar një krizë globale tashmë e jo rajonale.
“Ata (zyrtarët kosovarë) duan të shohin se si do të reagohet në përdorimin e forcës dhe nëse do t’u shkojë kjo. Jam i sigurt se në kokat e tyre ka ende shumë aksione. Presidenti Vuçiç ishte i qartë – NATO është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë me rezolutën 1244. Ne publikisht i tërheqim vërejtjen se Serbia nuk do të lejojë sërish spastrim etnik të serbëve nga Kosova, sikurse ka bërë Kroacia në Krahinën serbe. Kjo është provokim për një krizë, jo rajonale, por botërore”, ka thënë ai.
Pa tensione e pa incidente, si kaloi nata e dytë në Jarinjë, serbët tërhiqen pas uljes të temperaturave, një numër i vogël protestuesish qëndrojnë rreth një zjarri, kamionët mbajnë rrugën të bllokuar./albeu.com