Drogë, armë dhe municion luftarak, 6 të arrestuar në Shkodër, mes tyre dy vajza

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 6 shtatas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, për drogë dhe armëmbajtje la leje.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar  bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të   fshati Gimaj, Shkodër.

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gimaj”.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, armë zjarri dhe municion luftarak.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësinë Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative është organizuar dhe finalizuar operacioni “Gimaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gjokë Foleta, Pal Alia, Besnik Rripa, D. Q. Manjola Kroni, Eugena Gjelaj.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar  bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të   fshati Gimaj, Shkodër.

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”dhe ”Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shtuar 28.07.2021 10:08