Drejtuan mjetin pa leje, arrestohen 2 shoferë në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Berat

Policia Rrugore e Beratit, e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Nga ana e specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.

Konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh.B., 20 vjeç dhe F.B., 38 vjeç si dhe u proceduan penalisht shtetasit S.H., 17 vjeç dhe R.Sh., 14 vjeç.

Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa targa dhe pa leje drejtimi.

Policia Rrugore e qarkut Berat falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve./albeu.com

 

 


Shtuar 15.05.2021 09:25