Drejtoresha e SHISH raporton sot te “Siguria”, opozita kërkon shpjegime për situatën në Kosovë

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni do të raportojë sot në Komisionin e Sigurisë në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kanë kërkuar që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të japë sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës.

Të lidhura

None found

Kërkesa është përpiluar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj teksa është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision, me përjashtim të Enkelejd Alibeajt i cili nuk ka firmosur.

Raportimi i saj sot para deputetëve të opozitës, do të jetë i pari i Vlora Hysenit që prej marrjes zyrtarisht të detyrës në krye të SHISH në prill të 2023 dhe reagimi i parë i institucionit më të lartë të sigurisë në vend për çështjen e veriut të Kosovës.

Kujtojmë gjithashtu se ish-kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar Hysenin se ka vizituar në nisje të mandatit të saj Beogradin në mënyrë sekrete.

Vlora Hyseni u emërua drejtuese e Shërbimit Informativ në fillim të muajit prill. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Propozimi i Vlora Hysenit për të marrë detyrën si drejtuesja e SHISH erdhi nga kryeministri Edi Rama. Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021. Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani./albeu.com/


Shtuar më 19.06.2023 11:19

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş