Ministrja Elisa Spiropali ka folur në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta.
Spiropali ka deklaruar se PS ka mbledhur firmat për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit.
“Kemi mbledhur firmat dhe do ndjekim procedurat parlamentare.
Do ta shkarkojmë në Kuvendin e Shqipërisë, pastaj shkon çështja në Gjykatë Kushtetuese.
Ne nuk ndjehemi as triumfator në këtë fitore, nuk do keni nga ne asnjë fishekzjarre asnjë triumf.”- tha ndër të tjera Spiropali.