Doza e tretë e vaksinimit anti-Covid, ministria e Shëndetësisë: Çfarë efektesh anësore mund të keni (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë ka treguar mbi efektet anësore që mund të kemi pas vaksinimit me dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Komentet MSHMS i bëri përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ku bën me dije se doza e tretë e vaksinës ka të njëjtat efekte si dy dozat para.

Ndër të tjera në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale ministria bën apel qytetarëve që të vaksinohen dhe nëse vërtet efektet janë serioze të komunikojnë me mjekun e tyre të familjes.

“Efektet anësore pas vaksinimit ndaj Covid 19 me dozën e tretë, janë të ngjashme me efektet që keni pasur gjatë vaksinimit me dy dozat e para. Shenjat që do u shfaqen me dozën e tretë janë, ethe, dhimbje koke, dhimbje e vendit të injektimit, lodhje etj. shumica e efekteve anësore janë të lehta porn ë raste të rralla mund të jenë serioze. Nëse përjetoni efekte anësore serioze kontaktoni me mjekun tuaj”, thuhet në mesazhin e ministrisë së Shëndetësisë./albeu.com/