DOSJA/ Abuzimi me tenderin e uniformave: Si Ardi Veli kundërshtoi kompaninë fituese: Probleme me çmimet

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me abuzimin me tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan 9 zyrtarë në Ministrinë e Brendshmë.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se Kreu i Policisë së Shtetit ka evidentuar një sërë problematikash me disa elemente të zbatimit të kontratës, konkretisht për sa i përket dorëzimit të mallit, kolaudimit të mallit, sasitë e pritshme, pajisjet e sistemit elektronik të shpërndarjes, mirëmbajtja e sistemit elektronik, si dhe çmimet e ofruara.

“Ekziston nje mospërputhje midis llogjikes së prodhimit dhe çmimit të ofruar, si ne rastin e Kemisha me menge të gjata kushton me pak se ajo me mëngë të shkurtra, këmisha për meshkuj kushton më shumë se ajo për femra, kostumi I motoçiklistit (me 9 pllakëza mbrojtése) kushton me pak se kostumi i patarulles, xhupi treçerekësh kushton më pak se xhupi i shkurtër, kepuca e dimrit gjysma kushton më shumë se képuca taktike (kambile). Gjithashtu vërehen ofertime te çmimit më të lartë kur sasia e prodhimit është më e madhe, gjë që në industrinë e prodhimit për volume më të mëdha ofrohen çmime më të ulëta dhe anasjellas, duke i bashkelidhur kësaj shkrese tabelën e çmimeve të ofruara në mënyrë jo korrekte nga Njesia e Prokurimit. Prania e këtyre çmimeve, përveç se është risk për cilësinë e produktit, do të ndikojë edhe në llogaritjen e fondit limit në të ardhmen. kjo sepse përvojat e mëparshme ndikojnë në vlerën e kontrates”, thuhet në dosje.

Kujtojmë se përveç tenderit të uniformave, Ministria e Brenshme kishte abuzuar edhe me dy tendera të tjerë, atë të mishit dhe lavanderisë./albeu.com


Shtuar 14.07.2021 12:19