Dorëzohet iniciativë e re për mosbesimin e Qeverisë por mungojnë firmat e disa deputetëve

Në Kuvend pasdite është dorëzuar listë e re e rishikuar për votimin e mosbesimit të Qeverisë.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se lista e re është sjell deri tek Arkivi kuvendor dhe në të, siç theksojnë, për arsye teknike nuk janë nënshkrimet e disa deputetëve të cilët ishin në listën paraprake. Presin nesër të ketë seancë të Kuvendit dhe të votohet mosbesimi i Qeverisë.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar se cilët deputetë nuk janë në listën e re, por një pjesë e mediave, duke iu referuar burimeve partiake, bënë të ditur se bëhet fjalë për dy deputetë të Levicës – Dimitar Apasiev dhe Boris Kërmov.

Induksioni të nënshkrimeve të deputetëve nga Levica kërkoi deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, si kusht që nënshkrimi i tij të mbetet në listën për parashtrimin e iniciativës për votimin e mosbesimit të Qeverisë.

VMRO-DPMNE-ja opozitare para dy ditëve parashtroi iniciativë për votimin e besimit të Qeverisë së Zoran Zaevit, në të cilin qëndruan nënshkrime të 61 deputetëve nga t[ cilët përveç VMRO-DPMNE-së janë edhe deputetët e Aleancës, Alternativës, Besës dhe të Levicës. Iniciativa vijoi pasi kryeministri, deri të hënën nuk dha dorëheqje siç paralajmëroi pas zgjedhjeve lokale.