Dorëheqje/ Studentët vijojnë protestën në “Rrugën e Durrësit”, policia vendos kordon pranë Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve vijon prej orës 14:00, ndërsa ata nuk kanë pranuar të tërhiqen pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës, autobotëve me ujë, sprejit me piper dhe forcës nga ana e policisë.

Protestuesit kanë vijuar qëndresën duke brohoritur njëzëri: “Dorëheqje”.

Të lidhura

None found

Ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e turmës ka përshkallëzuar situatën. Disa studentë janë parë të gjakosur, ndërsa të tjerë janë tërhequr zvarrë dhe shoqëruar nga efektivët.


Shtuar më 13.10.2026 18:58