Dorëheqja e Liz Truss, paundi rritet pas reagimit të tregjeve financiare

Paundi u rrit pasi tregjet financiare reaguan ndaj njoftimit se kryeministrja Liz Truss do të largohet pas vetëm gjashtë javësh në detyrë.

Sterlina shkoi deri në 1.13 dollarë amerikanë përpara se të mbante fjalimin e saj, ndërsa tregjet parashikonin që Truss të largohej.

Por që atëherë ka rënë paksa dhe po tregtohej rreth 0.4% më e lartë në 1.126 dollarë amerikanë rreth 30 minuta pas deklaratës së saj.

Pas dorëheqjes, Truss deklaroi se do të qëndronte në detyrë deri sa të caktohej pasardhësi i saj.

Kandidati kryesor për të marrë postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe është Rishi Sunak i cili u mposht në garën për kryetar të Partisë Konservatore dy muaj më parë, pikërisht nga Truss.

Asokohe, Sunak paralajmëroi rivalen e tij se planet e saj për uljen e taksave do ta çonin ekonominë britanike në rënie të lirë.

Rishi Sunak fitoi çdo raund votimesh mes deputetëve në garën për lider të Partisë Konservatore, por ka pikëpyetje nëse ai mund të ribashkojë partinë, pasi shihet si figura kryesore që luajti një rol kyç në largimin e Boris Johnson nga posti i kryeministrit./albeu.com


Shtuar 20.10.2022 16:02