Doni të shkoni në Rinas? ARRSH: Si devijohet lëvizja për në aeroport pas punimeve

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se një pjesë e segmentit Kashar-Rinas është mbyllur për shkak të punimeve.

Sipas ARRSH-së, në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë, në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur.

Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren” shkruan ARRSH./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 10:00