Doli pro përjashtimit të Berishës nga PD, RD bëhet pishman e fshin lajmin me urgjencë (FOTO LAJM)

Deklarata e sekretares së Re për të Përndjekurit, studiueses Jonida Godole shkaktoi jo pak zhurmë,  dhe vetëm pas publikimit të kësaj deklarate të saj në RD.

Sugjerimi i saj për PD që duhet të hiqte dorë nga Berisha, u publikua menjeherë pas deklaratës nga vetë gazeta demokrate RD.

Kjo deklaratë e fortë u duk se mori një “notë pranimi” nga veta demokratët me publikimin e saj në këtë gazetë opozitare.

Por si duket ky ishte një gabim njerëzor dhe jo i qëllimshëm nga vetë gazetarët e RD.

Në këto momente, linku i lajmit në fjalë është fshirë ndërkohë kryeredaktori I saj ka deklaruar se “për demokratët Berisha vazhdon të jetë burrë shtet”.

“Asgjë nuk na lëkund nga besimi se Berisha në funksionet e tij të të bërit shtet dhe opozitar, në të gjithë dimensionin e tij politik mbetet burrë shteti, por fjala e lirë është tjetër, pasqyrimet e saj janë tjetër dhe qëndrimet mbi to krejt tjetër.

Mirënjohje të gjithë lexuesve për sygjerimet e tyre.”- shkruan Bledi Kasmi, kryeredaktor I RD. /albeu.com/

 


Shtuar 31.08.2021 22:51