Një 80-vjeçar, i cili ishte larguar ditën e djeshme nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më, është gjetur i pajetë në bjeshkët e Pojanit, në Tropojë.
Familjarët kishin bërë denoncim në komisariat ditën e sotme, se 80 vjeçari, banues në fshatin Kojel, kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet, në bashkëpunim me banorët e zonës, për gjetjen e tij.
Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë.
Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./Albeu.com