Dokumenti i Europol zbardh lidhjet e një grupi kriminal shqiptar me kartelin ekuadorian “Los Lobos”

Një raport i Europol nxjerr në pah se si karteli notor ekuadorian “Los Lobos” ngriti një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës me shtrirje në Evropë, ku një rol të rëndësishëm kishte edhe një grup kriminal shqiptar.

Nga dosja rezulton se organizata shfrytëzonte kompani eksporti frutash për të mbuluar dërgesat e kokainës, ndërsa lënda narkotike fshihej në kontejnerë me ngarkesa të ligjshme që mbërrinin në portet kryesore evropiane.

Të lidhura

None found

Dokumenti tregon se anëtarë të grupit shqiptar udhëtonin në mënyrë të vazhdueshme drejt Ekuadorit për të negociuar marrëveshjet e trafikut. Ndërkohë, qeliza kriminale të vendosura në disa vende të Bashkimit Evropian merreshin me organizimin e logjistikës dhe shpërndarjen e kokainës në tregun evropian.

Hetimet kanë zbuluar se sinjalizimet për kontejnerë të dyshimtë çuan në operacione të bashkërenduara dhe në sekuestrime të konsiderueshme, ndërsa autoritetet arritën të identifikonin një bashkëpunim të qëndrueshëm mes kartelit ekuadorian dhe rrjetit kriminal shqiptar.

Sipas raportit, kjo aleancë përbënte pjesë të një skeme të sofistikuar të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, ku kompanitë e eksportit përdoreshin si fasadë për të fshehur veprimtarinë kriminale dhe për të depërtuar në tregun evropian.


Shtuar 26.06.2026 12:13

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasinoroyalgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet