Avokat Spartak Ngjela i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’ komentoi protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në 8 janar në selinë e PD-së.
Ngjela tha se nuk duhet përjashtuar “skema ruse” ku mund të vriteshin disa figura, siç ndodh rëndom sipas tij në vendet e lindjes.
Sipas tij nëse përgjimet e vërtetojnë këtë gjë atëherë do të jetë shumë e rëndë.
“Mos e përjashtoni skemën ruse, se mënyra si e pashë që hynë me egërsi brenda, do t’i vrisnin disa figura. U fol dhe në media, u tha përpara. Hyjnë brenda dhe vrasin, këto janë skema të lindjes. Kjo do ishte shumë e rëndë po të kishte ndodhur. Dhe po u kap në përgjime që e kanë pasur si plan do ishte më e rëndë. Ata atje brenda do kishin kaluar terror. Se ata që çanin dyert dhe që hypën lart kishin tendenca të këqija, ishin psiqikë”, tha Ngjela./albeu.com/