“Do t’ju vras të gjithëve”, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës rrëfen masakrën: Më goditi me thikë në faqe, donte të vriste dhe djalin tonë

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin më 1 mars 2023, kur Dan Hutra i sapo liruar nga burgu vrau tre gra dhe la të plagosura tre të tjera.

Konkretisht Hutra vrau motrën e ish-bashkëjetueses, dhe kunatën e saj dhe plagosi ish-gruan, Elena Hysën dhe nënën e saj. Ai gjithashtu vrau motrën e Vladimir Kurit, Etleva Kurti dhe plagosi ish të dashurën e tij në Astir.

Ish-gruaja e Hutrës, Elena Hysa, e cila ndodhet ende në spital për shkak të plagëve të marra ka folur për mediet.

Elena tha për Neës 24 se Hutra sapo kishte shkuar në banesën e saj kishte qëlluar motrën dhe kunatën, ndërsa atë e kishte goditur me thikë në faqe. Ajo tha mes të tjerash se Hutra donte të qëllonte dhe djalin.

Intervista e plotë:

Gazetarja: Si je? Tani je mirë?

Elena Hysa: Mirë

Gazetarja: Çfarë plagësh ke?

Elena Hysa: Në faqe, aty më ka qëlluar edhe në…

Gazetarja: Mban mend ndonjë gjë nga ajo që ndodhi?

Elena Hysa: Isha në shtëpi, kam qenë me djalin, me mamin edhe me gocën e motrës.

Gazetarja: Patët ndonjë debat më parë se të vinte personi në banesë?

Elena Hysa: Jo nuk kam pasur debat

Gazetarja: Keni folur në telefon atë ditë?

Elena Hysa: Po kam fol atë ditë

Gazetarja: Çfarë të tha atë ditë para se të vepronte?

Elena Hysa: Nuk ka dashë të flasi

Gazetarja: E more ti?

Elena Hysa: E mora unë kam fol unë me të

Gazetarja: Çfarë doje ti thoje, doje të pajtoheshe me të?

Elena Hysa: Doja ti thoja që…Ai ka pas ca problemet e veta, ca punet e veta unë i kam thënë më mirë e lēmë kaq!

Gazetarja: Doje ti jepje fund?

Elena Hysa: Po! Ai ska pranuar edhe…

Gazetarja: Të ka ofenduar në telefon të ka shar?

Elena Hysa: Gjithmonë

Gazetarja Pastaj e fike ti apo e fiku ai telefonin?

Elena Hysa: E kemi fik të dy bashkë

Gazetarja: Të kërcënoi?

Elena Hysa: Po më kërcënoi

Gazetarja: E njoftove familjen tënde që more atë kërcënim nga telefoni?

Elena Hysi: I kam thënë të shtëpisë, por nuk e kanë marr për bazë

Gazetarjaj: Nuk e kanë besuar se mund të të bënte diçka?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: E bënte shpesh që të kërcënonte?

Elena Hysa: Shpesh jo por këto kohët e fundit e ka bërë shpesh

Gazetarja: Pasi doli nga burgu?

Elena Hysa: Pasi doli nga burgu e ka bërë shpesh

Gazetarjaj: Gjatë kohës që ai ishte në burg e kishe takuar ndonjëherë, kishe shkuar në burg?

Elena Hysa: Jo…

Gazetarja: Po ai të kishte marr në telefon?

Elena Hysa: Ai po

Gazetarja: Je përgjigjur?

Elena Hysa: Po

Gazetarjaj: Çfarë të thoshte?

Elena Hysa: Pyeste për djalin

Gazetarjaj: U gëzua që erdhi djali në jetë?

Elena Hysa: Po normal që po, i kam treguar që thjeshtë është bërë baba, kaq…

Gazetarja Pse ishte kaq i irrituar, fakti që kërkonte të bënte ADN e djalit? Apo ju kishit një krisje tē mardhënies tuaj?

Elena Hysa: Krisje ka pas, nuk është se nuk ka pasur

Gazetarja: Ti ke ikur nga shtëpia e tij apo jo, pse nuk dole nga porta kryesore por ike nga koteci, kalove nga muri?

Elena Hysa: Kam ikur për arsye sepse ai që në atë kohë pati filluar duke mē kërcënuar

Gazetarja: Të ka dhunuar ndonjëherë?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Fizikisht?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Ti në dokument kur e ke denoncuar ke shprehur për dhunë psiko-emocionale?

Elena Hysa: Po!

Gazetarja Kishe frikë?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Po më parë e njihje këtë person, se kush ishte dhe çfarë kishte bërë në jetën e tij?

Elena Hysa: Jo!

Gazetarja Po në rrjetet sociale nuk e kishe kërkuar ndonjëherë si emër?

Elena Hysa: Po e kam kërkuar

Gazetarjaj: Kur e more vesh se ai kishte bërë më parë një gjë të tillë?

Elena Hysa: E kam marr vesh kur e kam denoncuar, aty kuptova se ai kishte bërë një krim tjetër

Gazetarja Si ke vepruar?

Elena Hysa: Kam kërkuar direkt urdhër mbrojtje dhe shkova në shtëpi

Gazetarja Po me vjehrrën si e kishe marrëdhënien?

Elena Hysa: Shumë keq

Gazetarja Edhe ajo ushtronte dhunë, presion, çfarë?

Elena Hysa: Presion

Gazetarja: Po për çfarë, çfarë pretendonte ajo?

Elena Hysa: Ajo pretendonte që unë se respektoja

Gazetarja: Ti je shprehur se të trajtonte si skllave, të kërkonte të vishje çorapet, ti çoje ushqimin në krevat, është e vërtetë kjo?

Elena Hysa: Po

Gazetarjaj: Ja kishe bërë këto?

Elena Hysa: Jo se ja kisha bërë, por thjeshtë nuk e duroja dot, jam munduar ta respektoj me aq sa jam munduar, pavarsisht çdo gjëje

Gazetarja: Në momentin që ratë shtatzënë, sa kohë kishit që ishit njohur me njëri-tjetrin?

Elena Hysa: 2 muaj 3 muaj diçka e tillë, ai sma ka pranuar këtë shtatëzani

Gazetarjaj: Pse çfarë mendonte, thoshte që nuk e ke me mua?

Elena Hysa: Po thoshte nuk e ke me mua

Gazetarja: Po për çfarë arsye, vetëm për këto ditët që të kishte thënë mjeku?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Po ju si jeni njohur bashkë nëpërmjet shkesit, në lokal, në rrugë?

Elena Hysa: Nëpërmjet dikujt tjetër

Gazetarja: Kur ju u njohët me njëri-tjetrin nuk dije asgjë në lidhje me këtë?

Elena Hysa: Jo

Gazetarja: Nuk kishe pyetur ndonjëherë?

Elena Hysa: Jo

Gazetarja: Po vet e kishe pyetur për të kaluarën e tij?

Elena Hysa: Kur jam interesuar ta pyes në atë kohë, ka qenë kohë shumë e shkurtër dhe ma ka mohuar gjithmonë.

Gazetarja: Ama ishte agresiv apo jo?

Elena Hysa: Po ishte agresiv

Gazetarja: Po para se ti ta denoncoje dhe të arrestohej, njihje ndonjë femër tjetër në jetën e tij?

Elena Hysa: Po kishte ka pasur

Gazetarja: E njeh atë?

Elena Hysa: Po

Gazetarja Si quhet, Marjana Gurakuqi?

Elena Hysa: Po

Gazetarjaj: Ku e kishte njohur?

Elena Hysa: Nuk e di ku e ka njohur, por unë këtë kam njohur

Gazetarja: E ke njohur vet personalisht?

Elena Hysa: Jo e kam njohur si emër, e zbulova ai ma ka konfirmuar

Gazetarjaj: Të ka thënë po, kam një lidhje tjetër?

Elena Hysa: Po ma ka konfirmuar që ka një lidhje tjetër

Gazetarja: Di gjë ku e ka njohur këtë?

Elena Hysa: Unë them se e ka njohur në Institut, ajo aty rri

Gazetarja: Sa kohë kishte me të, ishit ju në martesë me njëri-tjetrin?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Edhe ky shoqërohej edhe me këtë?

Elena Hysa: Po

Gazetarjaj: Po ndonjë femër tjetër me mbiemër Kurti ke njohur në jetën e tij? Motrën e Vladimir Kurtit e njihje?

Elena Hysa: Si emër e kam dëgjuar por jo se e njihja

Gazetarja: Ku e ke dëgjuar Vladimir Kurtin në bisedat që ka bërë Dani?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Çfarë thoshte lidhur me të, kishte përmend ndonjē gjë?

Elena Hysa: Ka përmend shumë gjëra, por di që ka qenë gjithmonë i dhunshëm, për çdo gjë ka qenë i dhunshëm. Mbaj mend që më ka pas thënë do të dhunoj etj etj…

Gazetarjaj: Atë ditë që erdhi në banesë kë goditi të parën, ty apo mamanë, me çfarë të goditi?

Elena Hysa: Me thikë, thikën e ka pasur me vete

Gazetarja: Erdhi direkt dhe u fut në banesë, ishte dera hapur, dera ka qenë mbyllur?

Elena Hysa: Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë, ka ardhur pa zhurmë

Gazetarja: Të parën kë goditi?

Elena Hysa: Ka goditur motrën dhe nusen e vëllait

Gazetarja: Ku ishin?

Elena Hysa: Në makinë në oborr

Gazetarja: Ju ku ishit për momentin?

Elena Hysa: Unë kam qenë brenda në shtëpi me djalin

Gazetarja Dole jashtë ato momente?

Elena Hysa: Në ato momente po, dola jashtë edhe shoh në tokë nusen e vëllait edhe motrën

Gazetarja Ky ku ishte ato momente?

Elena Hysa: Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje pastaj ato momente ka dalë mami para

Gazetarja: Para teje për të të mbrojtur ty?

Elena Hysa: Po para meje, unë se kam lënë e kam shtyrë unë dhe i kam dalë unë para asaj. Mbaj mend që na ka sharë.

Gazetarja: Çfarë ju ka thënë?

Elena Hysa: Llafe të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qëllojë edhe djalin

Gazetarja: Djalin e vogël?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Si ku e kuptove që donte ta qëllonte, e kishe në dorë ku e kishe?

Elena Hysa: E kisha në krah djalin

Gazetarja Në momentin që ti more plumbin e kishe në krah?

Elena Hysa: Po!

Gazetarja Si shpëtoi bebi?

Elena Hysa: Bebin e kam kapur për krahu e kam çuar te dhoma tjetër

Gazetarja: Po pastaj çfarë ndodhi?

Elena Hysa: Pastaj ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ik me vrap

Gazetarjaj: Ndërkohë mami ishte e plagosur?

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda në faqe

Gazetarja: Të tha ndonjë gjë ndërkohë që të qëlloi?

Elena Hysa: Tha; ‘do ju vras të gjithëve’ dhe ka ikur atë moment

Gazetarja: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Elena Hysa: Jo

Gazetarja: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy

Gazetarja: Çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ikur shumë shpejt./Albeu.com.

 

 

 


Shtuar 14.03.2023 13:01