Do të transferohet tek PSG? Messi flet hapur dhe tregon si qëndron e vërteta

Lionel Messi nuk do të luajë më për Barcelonën, klubin ku u rrit dhe u bë ndër më të mirët, pse jo dhe më i miri i historisë.

Pas 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, atyre B dhe C dhe ekipit të parë Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, duke mbyllur një nga epokat më të ndritura të klubit katalanas.

Në konferencën për shtyp, një nga pyetjet ishte transferimi te PSG.

“PSG është një mundësi, por në këtë pikë nuk kam asnjë marrëveshje me askënd. Kur doli deklarata e largimit kisha disa telefonata nga klubet e interesuara. Ende nuk ka asgjë të mbyllur, por ne po flasim”0U shpreh Messi.


Shtuar 8.08.2021 12:44