Elizabeta Imeraj do të dorëhiqet nga kandidimi në SPAK. Mësohet se ajo e ka dorëzuar kërkesën në Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Arsyeja e dorëheqjes së Imerajt është se tashmë do të mbajë postim e kryeprokurores së Tiranës.
Më 26 mars, KLP vendosi unanimisht, caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.
Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara për shkak se nuk kishte dalë para Vettingut. Më 24 mars ajo doli para Vettingut dhe u konfirmua në detyrë./albeu.com