Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dita pa makina do të vijojë të zbatohet edhe në ditët e tjera të muajit. Kështu shkruan kreu i qeverisë në një postim të ndarë në ‘Facebook’.
Rama thotë se përveç ditës pa makina, do të fuqizohet edhe transporti publik dhe do të nxitet përdorimi i biçikletave në qytet.
Postimi i Ramës:
DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona