Do kalonte 12 mijë paund të padeklaruara në Rinas, i sekuestrohen! Kush është 39-vjeçari që i posedonte

Janë sekuestruar 12 mijë paund të padeklaruara nga autoritetet ligjzbatuese në Aeroportin e Rinasit.

Sipas informacioneve nga Policia, paratë i përkisnin udhëtarit me inicialet A.Gj.i moshës 39 vjecare.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat ligjzbatuese vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Shërbimet e Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me strukturat Doganore të Rinasit dhe Policinë e Shtetit(Policinë Kufitare), në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, zbuluan dhe sekuestruan një shumë prej 11.960 £ të padeklaruara të udhëtarit me inicialet A.Gj.i moshës 39 vjecare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 17.10.2021 17:24