Do ju shemben shtëpitë, banorët e “5 Majit” dalin para fadromave

Banorët e rrugës “5 Maji” në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Qeveria ka lajmëruar shembjen e banesave të tyre në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, gjë që ata e kundërshtojnë.

Duke bllokuar rrugën, banorët nuk lejojnë futjen e fadromave të IKMT-së në zonë.

Ata i kërkojnë autoriteteve që banesat e tyre të vlerësohen me çmimin e tregut dhe të kenë një kontratë të rregullt qiraje.

Banesat që duhet të shemben, ndodhen në hartën e projektit të Bashkisë së Tiranës si “zonë në zhvillim” dhe parashikohet ndërtimi i pallateve ku do të strehohen familjet që u është dëmtuar banesa nga tërmeti i vitit 2019./albeu.com/


Shtuar 1.11.2021 16:02