Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili u tërhoq nga gara e primareve të Partisë Demokratike pasi doli në balotazh me Belind Këlliçin, ka qenë sot i ftuar në emisionin e mëgjesit “Wake Up” në Top Channel.
Alimehmeti tregoi se pse u tërhoq nga primaret.
“Vendimi për të marrë pjesë në primare ishte shumë i thjeshtë. Nëse je qytetar në këtë qytet, sheh shumë gjëra që nuk shkojnë. Nuk të lë ndërgjegjja që mund të bësh diçka për këtë vend. Kjo është ndërgjegjja komunitare. Fjala Bashki do të thotë bashkësi. Ta harrojnë që gjërat ndodhin nëse je pasiv, kuptohet brenda mundësive. Pati një shtytje të madhe, njerëzit që mbështetën kandidaturën time. Një numër i madh njerëzish e donin kandidaturën time. Unë u propozova nga struktura në masë të madhe”- tha Alimehmeti.
I pyetur nga moderator Blendi Salaj nëse mendon se do të ishte më i fortë në garën e 14 majit përballë Erion Veliajt sesa Belind Këlliçi, Alimehmeti tha “po”.
“Mendon se do ishit kandidat më i fortë përballë Erion Veliajt sesa Këlliçi?”
“Po. Prandaj kandidova”, tha Alimehmeti.