Do i paguajë Becchettit gjobën? Rama jep përgjigjen e prerë (VIDEO)

Edi Rama ka deklaruar sërish se shteti shqiptar nuk do t’i paguajë asnjë qindarkë Bechettit. I pyetur se si nuk do t;i paguajë shteti shqiptar Rama nuk dha më shumë detaje por tha se ka të tjerë që do merren me atë pune.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Shteti shqiptar do t’i paguajë zero, po zero.

Blendi Fevziu: Si zero, ka rregulla ndërkombëtare që të detyrojnë të paguash.

Edi Rama: S’ta them sot si, s’ta them dot, por dëgjoni dhe mbani mend fjalën time. Shteti shqiptar do t’i paguajë zero lekë atij dhe ai do t’i japë par shteti shqiptar. Është strategji, stretegji. Dhe nuk është strategjia im, është strategjia e atyre që merren me atë punë.


Shtuar 29.04.2021 23:34