Djegia e mandateve/ Ilir Meta: Kryemadhi mori vendime pa pyetur burrin, e mashtruan

Në një deklarate për mediat, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka dalë inati me ish bashkëshorten dhe drejtuesen e LSI Monika Kryemadhi.

Meta ka sjellë në kujtesë djegien e mandateve parlamentare në vitin 2019, duke thënë se në atë kohë Kryemadhi u mashtrua nga Basha, duke shtuar se atë vendim e mori pa dijeninë e tij si bashkëshort.

Sipas tij, ky vendim katastrofal ka ardhur si pasojë e nepotizimit në parti, duke shtuar se vetë nuk ka qenë në dijeni të asnjë gjëje, pasi në atë kohë ndodhej jashtë vendit, në një vizitë si President i Shqipërisë.

“Ekziston vetëm një e vërtetë, Meta ka qenë kategorik kundër ndjekjes së mandateve. Është mashtruar kur i është thënë që në rastin më ekstrem mund ta digjte vetëm ish-kryetarja për solidaritet me Lulushin, pro ja që kjo gjë ka ndodhur, ata që kom me presidentin jashtë shtetit aso kohe nuk ua tha qëndrimin e presidentit. Asnjë nga ata nuk i çuan mesazh presidentit për këtë vendim katastrofal që morën dhe kjo ndodhi për shkak të nepotizimit, secili mendoi që derisa po merret ky vendim, si mund ta bëjë gruaja pa dijeninë e burrit”, tha Meta.

Meta e kujtoi edhe njëherë në konferencën për mediat ndarjen poltike me Kryemadhit, siç ai e cilëzon, nepotizmi.

“S’mund të ketë deputetë në një familje më shumë se anëtarë. Aq më tepër kur nuk përfaqësojnë asgjë për shkak të lidhjeve nepotike”, tha Meta.


Shtuar 6.09.2024 15:08