Divorci me Ilir Metën, vjen reagimi i Monika Kryemadhit

“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë ҫështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”.

Kjo ishte deklarata e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, e cila solli mjaft reagime dhe haludime, pasi ky vendim vjen pas hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Metës dhe Kryemadhit, të cilët janë nën hetim pasuror.

Ka qenë vetë Ilir Meta, ai i cili e ka marrë i pari hapin për divorc, referuara edhe dokumentit të siguruar nga Vizion Plus.

Por, ndonëse në opinionin publik nga gazetarë të ndryshëm është hedhur ideja se çifti prej disa muajsh nuk jetojnë më me njëri-tjetrin, kjo kërkesë për divorc duket se nuk ka qenë e mirëpritur nga të dy.

Monika Kryemadhi e pyetur nga Zëri i Amerikës për këtë vendim të Metës, ka thënë se do të flas në një momet të dytë, kur të mësoj arsyet e vërteta që çuan ish bashkëshortin e saj drejt kësaj rruge, kërkesës për divorc të depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës.


Shtuar 21.06.2024 09:44