Ditën Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Begaj: Të respektohen të drejtat e tyre

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Bajram Begaj përcolli sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Presidenti Begaj thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Ai gjithashtu apelon për mbrojten e tyre tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të dejtave që i kanë të garantuara me ligj.

“Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët.
Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!
Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!”, shprehet Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook.


Shtuar 3.12.2023 09:25

Tags: ,