Dita e katërt, rinisin kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit të mbytur në Lumin Fan të Mirditës .

Kërkimet kanë hyrë në ditën e katërt, me polumbarët e RENEA-s, policinë dhe banorët e zonës të angazhuar.

Kujtojmë që të miturin e mori rrjedha e lumit pasditen e të martës, teksa ishte duke luajtur me top.

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë, përvec xhupit dhe topit që u gjetën në ditën e dytë të kërkimeve. /albeu.com