Katarzyna Zysk, një eksperte ushtarake ruse, tha për BBC News Channel se nuk ishte çudi të dëgjoje Vladimir Putin duke e lidhur luftën aktuale në Ukrainë me Luftën e Dytë Botërore, “duke lavdëruar të kaluarën sovjetike dhe duke prekur nostalgjinë sovjetike e cila është mjaft e përhapur në Rusi dhe është ushqyer nga autoritetet ruse”.
Ajo thotë se ai përsëriti akuza të rreme kundër NATO-s se ata kishin planifikuar një sulm bërthamor.
Zysk thotë se kjo është pjesë e një plani për të portretizuar Rusinë si një kështjellë nën rrethim dhe për të treguar se çdo dështim në Rusi që nga vitet 1990 ka qenë faji i Perëndimit.
“Ai e vendos Rusinë në këtë rolin e viktimës. Kjo është gjithashtu për të justifikuar dhe për t’i dhënë pak kuptim kësaj lufte”, tha ajo ndërsa shtoi se ishte e habitur që Putini nuk përmendi tradhtarët properëndimorë në Rusi për ta bërë këdo që e vë në dyshim luftën një kok turku.
Dhe ajo thotë se ishte interesante ishte fakti që ai la të kuptohej se Rusia ishte në luftë me NATO-n si dhe me Ukrainën./albeu.com