Disa muaj pas incidentit tragjik, një film për nëndetësen “Titan” pritet të realizohet

Për tragjedinë nënujore të nëndetëses “Titan”, e cila tërhoqi vëmendjen globale do të realizohet një film i quajtur “Salvaged”. Filmi vjen nga producenti E. Brian Dobbins, merita e fundit e të cilit ishte komedia horror The Blackening.

Ai do të bashkëpunojë me MindRiot Entertainment, një kompani që po bën gjithashtu një seri dokumentare për Kyle Bingham, ish-drejtorin e misionit të OceanGate, kompania që qëndron pas nëndetëses.

“Tragjedia e Titanit të kujton katastrofën e anijes kozmike Challenger në 1986: është një tragjedi që nuk do ta harroj kurrë”, tha Justin McGregor i kompanisë.

Fatkeqësia, e cila vrau të pesë burrat në bordin e nëndetëses pasi anija humbi kontaktin me sipërfaqen dhe shpërtheu, u bë lajm ndërkombëtar në qershor.

Thuhet se filmi do të mbulojë periudhat para, gjatë dhe pas kërkimit pesë-ditor për nëndetësen, sipas Deadline, siç raportohet nga Guardian.

Bashkë-skenari Jonathan Kesey tha se filmi do të synojë të padisë “ciklin tonë mediatik të pandërprerë, 24/7 që dënon dhe shkatërron jetët e kaq shumë njerëzve”.

“Vetëm e vërteta ka rëndësi. Dhe bota ka të drejtë të dijë të vërtetën, gjithmonë, dhe jo karremin që na futet në fyt nga ata që kërkojnë pesë minutat e tyre të famës”, tha ai.

Regjisori James Cameron, pas filmit klasik të Titanikut, fillimisht u përfol se do të bënte një film të bazuar në tragjedi, por më vonë ai postoi në Twitter se nuk do të përfshihej kurrë dhe se vetë ideja ishte “fyese”.


Shtuar 30.09.2023 07:32

Tags: ,