Dikur pjesë e LSI, kush është deputetja e “famshme” që i zë vendin Mark Markut në Kuvend (FOTO LAJM)

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri pasi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit. Duke qënë se mandati i tij mbetet bosh, Elda Hoti vjen në parlament në vend të Mark Markut.

Pritet që vendin e Markut ta marrë Elda Hoti si më shumë e votuara në listën e deputetëve e cila erdhi në listë si pjesë e koalicionit të PD, si kandidate e Partisë Republikane. Ajo renditej e 5 në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ditën e sotme u mësua se demokrati Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri në shtator.

Marku dha dorëheqjen duke sulmuar publikisht kreun e PD, Lulzim Basha, duke deklaruar se PD është drejt shkatërrimit të plotë.

Por kush është pasuesja e Markut në Kuvendin e Shqipërisë?

Në bazë të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës, pas Markut, në listë është kandidatja Elda Hoti si më shumë e votuara, si kandidate e Partisë Republikane.

Ajo renditej e 5 në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese nga zgjedhjet e 25 prillit pasi koalicioni i PD mori vetëm 4 mandate.

Hoti rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidatë e PD pas një legjislacioni si deputete e LSI.

Deputetja u bë e famshme në rrjetet sociale pas një interviste ku fliste për përfshirjen e saj në politikë por habiti kur nuk dinte kur ishte formuar LSI, parti e cila e futi në Kuvendin e Shqipërisë. /albeu.com/