U ndanë? Mozzik dhe Loredana publikuan këngën e re dhe rrjeti shpërtheu: Aktorë për çmim Nobel (FOTO LAJM)

Lidhja e reperëve Loredana dhe Mozzik është “pagëzuar” nga ndjekësit si “telenovelë” pasi ndarjet dhe rikthimet e tyre nuk numërohen më me gishtat e dorës, për mos të folur për thumbat në rrjet që i shkruajn për njëri-tjetrin.

Kështu ndodhi edhe para pak ditësh ku prindërit e Hanës nuk lanë gjë pa thënë për njëri-tjetrin në Instagram, por ditën e djeshme publikuan këngën e tyre më të re “Mit Mir” e cila është pjesë e albumit të përbashkët të tyre, “No Rich Parents”.

Duket se ndjekësit nuk e kanë pritur krahëhapur këtë këngë dhe komentet në youtube duke I akuzuar për aktrim për jetën e tyre nuk kanë munguar.

“Ju mertioni çmimin Nobel për aktirm”, komenton dikush i cili është mbështetur nga shumë të tjerë./albeu.com/


Shtuar 27.08.2021 10:23