Digjet një shtëpi në Ferizaj, një 3-vjeçar i lënduar

dje rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një incident zjarri në një shtëpi në Ferizaj. Nga flakët lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 3-vjeç, raporton Express.

Sipas policisë, fëmija ishte brenda në dhomë në momentin kur kishte shpërthyer zjarri dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

“LËNDIM TRUPOR/INCIDENT ZJARRI /Ferizaj 25.12.2021 – 17:00.

Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te incidenti me zjarr.”   


Shtuar 26.12.2021 09:18