“Diferencimin na e kërkuan qytetarët”, Balluku: Mbi 700 kilovat i kalon nevojat familjare

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit u shpreh sot se qeveria Rama  më mirë preferon më mirë të uli nivelin e Kaskadës sesa të blejë më çmim të lartë.

Duke u ndalur tek Fierza ministrja Balluku u shpreh se në këtë kaskadë po kursehet niveli i ujit në mënyrë që të përballohet thatësira e verës.

“Kemi një synim. Qeveria Rama ka një synim të ofroj shërbim të pandërprerë. Të kenë energji gjatë të gjithë krizës. Kemi synim të mos prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël” tha Balluku.

Për sa i përket fashimit të çmimit, Balluku tha se qeveria është duke analizuar pasi ka pasur një kërkesë nga qytetarët për diferencim për nevoja familjare dhe për ato që i kalojnë nevojat bazike.

“Po punojmë se si të ruhet çmimi deri në 700 kilovat. Ndërsa pas kësaj fashe të kemi një çmim tjetër. Kjo ka qenë e gjitha. Do ulemi me mbi 7 mijë biznese më tensionin e mesëm.” tha Balluku.