Policia e Shkodrës, ka vënë në pranga një 30-vjeçar në Shkodër, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Sipa uniformave blu, i riu është banues në fshatin Guci e Re.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. T., 30 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”.