Dhunoi fizikisht bashkëshorten në Korçë, procedohet penalisht 44-vjeçari

Procedohen të lirë tre persona në Korçë. Mësohet se 44-vjeçari M.K ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij ku kjo e fundit u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Dy persona të tjerë janë proceduar pasi njëri prej tyre ka dëmtuar ambientet e jashtme të një kopshti dhe tjetri ka dëmtuar linjën elektrike që furnizon një lokal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– E. Ç., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dëmtuar ambjentet e jashtme të një institucioni parashkollor (kopësht).

– M. K., 44 vjeç, banues në fshatin Bletas, Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

– A. X., 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dëmtuar linjën elektrike që furnizon lokalin e një 51-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Shtuar 29.06.2024 11:21

Tags: ,