Dhunoi 22-vjeçarin sepse i kanosi me armë punonjësen e dyqanit të tij, arrestohet 37-vjeçari dhe i riu

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin E. H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.

Gjithashtu në prangat e policisë kanë rënë dhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

E. H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 30 vjeç, pasi sepse në mënyrë sistematike ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike ish të dashurën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të motomjetit, për të cilin ky shtetas nuk posedonte lejen përkatëse të drejtimit, iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike(përforcues grushti).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 08:44