Dhunohet live në TikTok personazhi i njohur “Diamanti Blu” (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi ku një person i njohur në “TikTok” si “Diamanti Blu”, është rrahur live nga disa persona.

Nga pamjet e publikuara, duket se ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali, ku në sfond dëgjohet dhe muzika.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por nga biseda duket se shkak janë bërë disa fyerje të këtij personazhi që kanë nxitur dhe reagimin e rëndë.

Teksa nuk asnjë informacion nga policia lidhur me këtë, ajo që mbetet shqetësuese është vijimi i promovimit të dhunës në rrjetet sociale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Shtuar 27.08.2025 10:22