Dhunë psikologjike ndaj motrës dhe prindërve, arrestohet 31-vjeçari në Bulqizë

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar në Bulqizë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij dhe prindërve.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet konflikti i mëtejshëm dhe vihet në pranga autori.

Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë nga  shtetasja N. M. e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ndaj prindërve.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku është bërë i mundur parandalimi i konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç,  banues në Martanesh,  Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 5.02.2022 09:51